Një qytetar ka denoncuar në “Ti Raporto” rastin e një shtylle elektrike e cila po bie, ndërsa autoritetet ende nuk kanë ndërhyrë.

Në pamjet e dërguara shihet se si shtylla mund të bie nga momenti në moment, por sipas denoncimit OSHE-ja nuk ka ndërhyrë akoma.

“Shih si qëndron shtylla elektrike dhe njeri nga OSHE nuk vë dorë, gati për rënie në fshatin Cfir të rrjetit Mallakastër”, shkruan qytetari.

Top Channel