Isli Islami siç nuk është parë asnjëherë më parë, këtë herë ka sjellë në DWTS përrallën magjike të kësulëkuqes dhe ujkut.

Edhe pse çifti u mundua të arrinte më të mirën me performancën e tyre, nuk I shpëtuan kritikave nga juria, të cilat Ilsi nuk i la pa argumente dhe arsyetime.

“Unë i shijoj kërcimet shumë kërcimet tuaja, ka një lloj fuqie mashkullore shumë të madhe, nga fundi tu zbutën pak linjat. ”– tha Dalina Buzi.

“Uroj që të paktën të mos e tradhëtojë me gjyshen atë që dashuron, kërcimi më pëlqeu shumë, doja të ishe më shumë trasgresiv. Duhet ta personalizosh gjënë”- tha Armand Peza.

“Është stili me juve, nuk duhet të dilni nga stili. Duhet ta mbani vblerën dhe ekuilibrin. Lëvizja duhet të mbarojë aty jo të vazhdojë. Ishte jashtë stilit.”- tha Kledi Kadiu.

“Lëvizjet nuk ishin të prera siç e kërkon ky kërcim.”- tha Valbona Selimllari

Këtë javë çifti mori 31 pikë ndryshe nga javën e kaluar ku dyshja mori 27 pikë në një “Rumba”

Juria dha: Dalina Buzi 8 pikë, Armand Peza 9 pikë, Kledi Kadiu 6 pikë dhe Balbona Selimllari 8 pikë

Nëse doni të mbështetni Islin dhe Ledian mund  të dërgoni një mesazh me kodin ‘Vip13’

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel