Sara dhe Luixhino kanë sjellë mbrëmjen e sotme në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat një kërcim mjaft të arrirë me temën.

Edhe komentet e jurisë ishin mjaft pozitive, anëtarët e së cilës i thanë çiftit se kjo ishte performancë më e bukur që nga nisja e këtij rrugëtimi.

“Fabula erdhi aq mirë, dua të të them se kishe një performacë aq të mirë”- tha Valbonë

“Jemi në 1/3 e rrugës dhe tani mund të kuptojmë kush nuk bën dhe (I jep dorën Sraës) mirëse na erdhe”- tha Dalina Buzi

“Në këto katër javë ky është kërcimi më i mirë i yti”- I tha Armand Peza

“Edhe unë konstatoj rritje, kisha një vërejtje, interpretimi shumë mirë por kishe një moment që po prisje Luixhinon dhe nuk duhet të shkëputëse nga ëndrra, por më pëlqeu shumë”- tha Kledi Kadiu.

Dyshja mori në total plot 32 pikë nga të cilat: Dalina Buzi 8 pikë, Armand Peza 9 pikë, Kledi Kadiu 7 pikë dhe Valbona Selimllari 8 pikë

Çifti pati një rritje këtë mbrëmje ndryshe nga java e kaluar ku grumbulloi 28 pikë

Nëse Sara dhe Luixhino janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin VIP3.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel