Këngëtarja Elhaida Dani dhe partneri i saj Lediani u përballën me kritika këtë mbrëmje, ndryshe nga tre netët e tjera.

“Liqeni i Mjelmave” erdhi në një tango nga artistja, e cila i priti kritikat në mënyrë pozitive komentet e jurisë.

“E di që e kam shumë të vështirë, por e kam vetëm me staturën, nuk e di për këtë lloj kërcimi, por unë mendoj që ti je gjithçka, por nuk e pashë figurën e baletit klasik në këtë kërcim”, tha Valbona.

“Unë kam të njëjtën ndjesi, kishte nja dy momente me këmbët, kurrizi, nuk më dhe atë që më jep çdo javë, mund të ishte nga java e shtatë ose e tetë, për mendimin tim”, tha Dalina.

Është bërë një gabim i vogël, si material është një version i shtrydhur, pse zgjodhët diçka kaq të vështirë, jo se nuk e arrini”, tha Armand.

“Kalimet ishin të provuara , por jo të realizuara, ishin të vogla, unë pashë pathos pashë grintë, pashë Elhaidën e fortë, siç kemi pritshmërinë”, tha Kledi.

Ajo arriti të rrëmbente vetëm 28 pikë nga juria.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eliminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Sonte gara ndryshon në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA