Pas incidentit në ‘Oscar’, aktori i njohur Will Smith është përpjekur të bëjë paqe me komedianin Chris Rock.

Smith kohët e fundit organizoi një shfaqje të ‘Emancipation’, publikimi i tij i ardhshëm. Sipas ‘Billboard’, të famshëm të ndryshëm morën pjesë në shfaqje, duke përfshirë Rihanna, ASAP Rocky dhe Tyler Perry. Në mesin e të ftuarve, një person që ra në sy ishte komediani Dave Chappelle.

Dave Chappelle,është një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Chris Rock. Chapelle dhe Rock kanë bërë turne nëpër botë së bashku gjatë vitit 2022 për shfaqjen e tyre speciale të komedisë. Dy aktorët madje kanë diskutuar për shuplakën famëkeqe.

Kjo ka bërë që fansat ta shohin pjesëmarrjen e tij si mënyrën e Will për të bërë paqe dhe për t’i lënë pas të shkuarën. Sipas ‘Marca’, komediani dyshohet se është në anën e të dyve.

Top Channel