Dy burra kanë ndërruar jetë dhe një i tretë është plagosur rëndë nga të shtënat në lindje të Londrës.
Policia u lajmërua rreth orës 12:15 të kësaj të marte në një rrugë në Ilford pas raportimeve për një sherr dhe të shtëna me armë zjarri.
Oficerët gjetën tre persona të plagosur me armë zjarri. Një nga viktimat, i cili ishte rreth të 20-ave, I cili më pas u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një tjetër vdiq pak më vonë.
I plagosuri, rreth të 30-ave, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan e përshkroi incidentin si “tragjik” dhe tha se “lutjet e tij janë me familjet e viktimave në këtë moment”.
“Krimi i dhunshëm shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet, duke i lënë të dashurit me zemër të thyer“, shtoi ai, sipas Sky News.
Shamima Ahmed Khan, e cila jeton afër, tha se dëgjoi ulërima dhe helikopterë që qarkullonin.
“E hapa dritaren për të parë se çfarë po ndodhte dhe kishte një kordon policie, ishte në gjysmë të rrugës, të shtënat, nuk i dëgjova sepse helikopteri sillej rrotull e rrotull, por dëgjova britma. Unë mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm”, shtoi ajo.
Nuk ka asnjë të arrestuar dhe hetimet vijojnë, sipas policisë.
Top Channel