Kamera e helmetës tregon pilotin rus që lëshohet nga avioni në flakë, pas përplasjes me linjat elektrike (video)

24/10/2022 15:22

Këto janë momentet dramatike kur piloti i një gjuajtësi rus detyrohet të lëshohet jashtë avionit të tiji në flakë disa momente para se mjeti të përplasej në tokë e të shpërthente.

Pamjet e publikuara sot nga autoritetet ruse tregojnë pilotin që lëshohet nga gjuajtësi Su-25 që ishte duke u rrëzuar me një spirale jashtë kontrolli, në zonën e Belgorod, në Rusi, muajin e kaluar.

Avioni në fjalë raportohet të ishte përplasur aksidentalisht me linjat e tensionit të lartë elektrik duke thyer një nga krahët e bishtit.

Asokohe burimet ukrainase pretendonin se ishte rrëzuar prej tyre, shkruan britanikja Daily Mail.

Disa media ruse raportuan përplasjen në kohën kur ndodhi, së bashku me pamje të avionit të rrëzuar që digjej në fushë.

Ndërsa video dramatike e kameras së kokores së pilotit u publikua vetëm dje, dhe tregon incidentin nga këndvështrimi i pilotit.

Pamjet nisin vetëm disa momente pas goditjes së avionit, ose nga një raketë ose nga linjat e larta elektrike.

Avioni shihet që nis të rrotullohet në ajër duke u kthyer me kokë poshtë, ndërsa disa pjesë të tij shkëputen nga trupi ku shihet edhe zjarr.

Vëzhguesit thonin se ishte një gjuajtës tip Su-25SM me bazë në Lindjen e Largët ruse, që po zhvendosej drejt konfliktit në Ukrainë.

Dje një tjetër aksident ajror u raportua teksa gjuajtësi rus Su-30 që stërvitej mbi Irkutsk – u përplas përtokë papritur duke vrarë të dy pilotët, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Pamjet e publikuara sot nga autoritetet ruse tregojnë pilotin që lëshohet nga gjuajtësi Su-25 që ishte duke u rrëzuar me një spirale jashtë kontrolli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA