Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali, ku një shqiptar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 35-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre ne Trieste, ndërsa aktualisht dyshohet se autori është nisur drejt Shqipërisë.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu ishte me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.

Trupi i saj u gjet i mbështjellë me një batanije nga policia.

Autori është i identifikuar nga autoritetet italiane si Avni Mecje, dhe mund të jetë larguar nga Bolzano me makinën e viktimës.

30-vjeçari banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, në një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA