Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se do të ketë protestë sot në orën 18:00 para MInistrisë së Brendshme, pas vdekjes së Lear Kurtit.

Sipas demokratit, ai u vra nga dhuna e policëve, duke bërë fajor qeverinë.

Partia Demokratike do të protestopjë kundër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendhshëm Bledi Çuçi dhe Ardi Veliut, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Protesta do të mbahet nën moton “Learin e vrau policia”, ndërsa, Berisha thekson se duhet t’i thuhet stop ekzekutimit të shqiptarëve.

Një ditë më parë, dhjetëra qytetarë protestuan për vdekjen të riut Lear Kurti.

Nën moton “Drejtësi për Lear Kurtin”, qytetarët ndezën qirinj para ambienteve të Ministrisë së Brendshme dhe më pas u nisën drejt Kryeministrisë.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA