Sot PD proteston për vdekjen e Lear Kurtit/ Meta: E mbështesim plotësisht, vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës

21/10/2022 11:27

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme se do të mbështesë plotësisht protestën e ditës së sotme, të organizuar nga Partia Demokratike, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Gjatë një komunikimi të përjavshëm me gazetarët, Meta ka theksuar se kjo protestë ka suportin e plotë të Partisë së Lirisë dhe se vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës.

Meta: Protesta është e domosdoshme, mbështesim çdo protestë aq më tepër këtë, ku vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës. E mbështesim plotësisht.

Protesta e thirrur nga të rinjtë e PD-së do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 para Ministrisë së Brendshme.

Si humbi jetën Lear Kurti?

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti  ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u  kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatouan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA