Vijojnë ndërprerjet e energjisë në Ukrainë, tashmë tre rajone të tjera të prekura

20/10/2022 18:23

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës është detyruar të zgjerojë kufizimet e saj të përkohshme të energjisë elektrike në tre rajone lindore, pasi vendi vazhdon të përballet me problematika.

Kharkiv, Sumy dhe Poltava u shtuan në listën e zonave nën një “kufizim të kontrolluar të përkohshëm”.

Kompania Ukrenergo tha këtë të enjte se ishte detyruar të zbatonte kufizime në përdorimin e energjisë elektrike në kryeqytetin Kiev dhe rajone të tjera qendrore për shkak të kërkesës së lartë për energji.

Sipas CNN Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake rajonale të Cherkasy, shpjegoi se ndërprerjet emergjente të energjisë ishin të nevojshme për të stabilizuar rrjetin elektrik të vendit.

Sulmet shkatërruese ruse në infrastrukturën energjetike kanë bërë që vendi të humbasë të paktën 40% të kapacitetit të tij gjenerues të energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA