Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një vogëlushe ka humbur jetën, pasi është shkelur nga një gjirafë në një konservator në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike.
Vajza 16-muajshe jetonte me nënën e saj në parkun luksoz Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natal, ndërsa një ngjarje e tillë është konsideruar si e pazakontë.
Policia i tha se detajet ishin ende të paqarta, por hetimet do të vijojnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi.
“Fëmija u dërgua në dhomën më të afërt të mjekut ku ajo vdiq”, tha togeri i policisë Nqobile Madlala për BBC.
Parku është 16 km jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal dhe mbetet një provincë e njohur për turistët vendas dhe ndërkombëtarë.
Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk janë agresivë, ndërsa aty vizitorët mund të qëndrojnë t’i shohin.
Një ngjarje e tillë ëtë e njëjtë me atë të vitit 2018, ku gruaja dhe djali i shkencëtarit britanik Sam William u shkelën nga një gjirafë femër në Blyde Wildlife Estate në Afrikën e Jugut. Të dy u trajtuan në një spital privat në Johannesburg dhe u shëruan.
Top Channel