Sulm me armë pranë një shkolle në Turqi, plagosen disa nxënës
Një shitës me origjinë moldave, Nicolai Palamarciuc, humbi jetën në shtator të vitit 2025 në Turqi, pasi u rrah brutalisht nga shefat e tij në një zonë industriale në lagjen Başakşehir.
Palamarciuc, baba i dy fëmijëve, dyshohet se u akuzua për një vjedhje dhe u përball me dhunën e punëdhënësve të tij, të cilët më pas e çuan në një ambient pa kamera sigurie.
Tashmë, teksa ka nisur gjyqi për ngjarjen, janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që dokumentojnë momentet e fundit të viktimës para se të dërgohej në dhomën ku, sipas dosjes së çështjes, u rrah dhe u torturua.
Në video shfaqen katër persona, mes tyre edhe pronarët e kompanisë ku punonte Palamarciuc. Ata e sulmojnë, e hedhin në dysheme dhe më pas e detyrojnë të futet në një ashensor, i cili e çon në një dhomë ku nuk kishte kamera.

Sipas dosjes së çështjes, në atë ambient Palamarciuc u rrah për një kohë të gjatë. Autorët dyshohet se u përpoqën ta detyronin të pranonte vjedhjen për të cilën akuzohej dhe për të cilën, sipas hetimeve, i ishte ngritur një kurth.
Raporti mjeko-ligjor përcaktoi se shkak i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit, e shkaktuar nga presioni në gjoks dhe qafë.

Në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej tetë persona. Në deklaratat e tyre gjatë marrjes në pyetje, të dyshuarit kanë fajësuar njëri-tjetrin për atë që ndodhi.
Nëna e viktimës ka treguar për mediat turke se djali i saj e kishte telefonuar pak para sulmit, duke i thënë se ndihej keq dhe se diçka po ndodhte në vendin e punës.

“Djali im duhet ta ketë kuptuar se diçka nuk shkonte atë ditë, sepse më telefonoi. Më tha: ‘Mami, ndihem shumë keq, diçka po ndodh në punë. Të gjithë po diskutojnë për diçka, po më shikojnë’”, ka rrëfyer ajo.

Ajo tha se frika e të birit u bë realitet dhe se ai u sulmua papritur, për t’u çuar më pas në një vend pa kamera.
“Tre persona po e rrihnin dhe ranë mbi të, duke i shkaktuar fraktura në gjoks. Nipërit e mi mbetën pa baba”, tha nëna e Palamarciuc.
Top Channel