Të përfshirë në aferat për tjetërsimin e pronave në Himarë/ Cilët janë zyrtarët e implikuar, 22 urdhër arreste në Vlorë

20/10/2022 10:02

Gjykata e Vlorës ka lëshuar 22 urdhër arreste për persona që dyshohen të jenë përfshirë në afera për tjetërsim pronash në bregdetin e Himarës.

Gjashtë prej janë arrestuar, 8 janë lënë në arrest shtëpie dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve“, të kryera me shumë se një herë, në bashkëpunim.

Hetimet për tjetërsim pronash janë shtrirë për dokumentacion të lëshuar para 10 vitesh.

Masa “Arrest me burg”: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni.

Masa “Arrest shtëpie”:Andres Gjezo, Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka,  ish kreu i Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko.

Masa “Detyrim paraqitje”: Pavllo Xani, Epaminonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco.

Pas një hetimi 1-vjeçar, faza e dytë e operacionit policor të koduar “Formulari” u vunë në pranga 6 persona.

Ndërsa në kërkim janë shpallur P. L., 49 vjeç, banues në Dhërmi dhe I. Gj., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale.

Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar formularët e AMTP-së, për të përfituar sipërfaqe toke  në zonën e bregdetit, në Himarë dhe në Dhërmi.

Para një viti, në kuadër të operacionit “Formulari”, janë vënë në pranga 3 persona, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe AMTP.

Prej një viti SPAK ka kryer verifikime të shpeshta në Kadastrën e Vlorës, ku në fokus kane qenë pikërisht dosjet e  pronave në bregdet. Intesifikimi i verifikimeve nga Spak nisi një vit më parë, kur në tetor 2021 u grabit zyra e mbrojtjes dhe administrimit të pronave në qarkun e Vlorës, si pasojë e hetimeve asokohe u arrestua drejtori i kësaj zyre, Bardhyl Gjika, specialisti i zyrës, Kreshnik Mino dhe pak ditë më vonë ish kreu i Kadastrës, Klodian Troci.

Himarë/Finalizohet, pas një hetimi 1-vjeçar, faza e dytë e operacionit policor të koduar “Formulari”.

Ekzekutohen 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Para 1 viti, në kuadër të operacionit “Formulari”, janë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në vijim të operacionit të koduar “Formulari, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në veprimtaritë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Formulari”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për caktimin e masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve“, të kryera me shumë se një herë, në bashkëpunim, për 6 shtetas:

A. V., 56 vjeç, S. Dh., 33 vjeç, S. J., 58 vjeç, V. M., 60 vjeç, A. D., 57 vjeç, të gjithë banues në Himarë dhe D. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

U bë shpallja në kërkim e shtetasve: P. L., 49 vjeç, banues në Dhërmi dhe I. Gj., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale.

Në vijim të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: A. Gj., I. R., S. L., Dh. L., N. L., A. Dh., A. Gj. dhe J. M., banues në Dhërmi dhe në Himarë.

Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, për shtetasit:

P. X., E. B., S. B., A. A., A. L., J. Z. dhe M. R., banues në Dhërmi dhe në Himarë, si dhe G. A., banuese në Vlorë.

Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar formularët e AMTP-së, për të përfituar sipërfaqe toke (truall) në zonën e bregdetit, në Himarë dhe në Dhërmi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel