Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me rritjen e çmimit të druve të zjarrit këtë vit, duke thënë se abuzimi do të ndalohet me Vendim të Këshillit të Ministrave .

Nga takimi që zhvilloi sot me fermerët në Dropull, Rama tha se nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve, pasi sipas tij ky biznes nuk kanë lidhje me krizën.

Me vendim s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama nga Dropulli.

Një rritje e befasishme e çmimit të druve është parë këtë vit në disa qytete të vendit. Nga 3200 lekë që blihej 1 metër kub vjet në Bulqizë, këtë vit blihet me 4200 lekë.

I njëjti problem është hasur edhe në Korçë. Sipas banorëve në Maliq, vetëm 10% e tyre kanë siguruar drutë për ngrohje dhe ato me një çmim që shkon deri në 75 mijë lek metri sterë.

Banorët janë shprehur për Top Channel se në këtë kohë krize e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, për tu ngrohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA