“Donte të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë e fortë…”/ Dojna kujton të atin e ndjerë, me disa fjalë zemre

19/10/2022 22:27

Dy vite më parë moderatorja Dojna Mema humbi të atin, me të cilin ishte shumë e lidhur dhe për mungesën e tij foli sot në studion e “Goca dhe Gra”.

Edhe pse duket sikur dhimbjen e fsheh nën buzëqeshjen e saj të bukur, Dojna tregoi se mungesa është shumë reale. Ajo tregoi sesa fort ka ndikuar ikja e të atit nga kjo jetë por vetëm fizikisht, pasi u shpreh e bindur që ai jeton brenda saj.

Dojna tha se ardhja në jetë e Nolan ishte shenjë shumë e fortë pasi është djali i parë në familjen e tyre, të cilin babai i saj e kishte dashur gjithmonë shumë

“Në raste të tilla do bëhesh e fortë patjetër. Nuk ke zgjidhje të mos jesh e fortë. Ne të treja vajzat e shtëpisë, unë mami dhe motra jemi treguar të forta. Në sy të botës duket sikur e kemi përballuar me këtë karakterin e hekurt dhe me buzëqeshje në fytyrë por dhimbja dhe mungesa është reale.

E vetmja gjë që më ka ngushëlluar gjithmonë, imagjinoja që genet e babait tim jetojnë te unë. Ky vizion i të parit çështjes jetë a vdekje më bën ta jetoj më natyrshëm, Gjithmonë  e kam ndjerë që babai është brenda meje. Kur babi iku mua mi ndryshuan prioritetet. Bashkë me ikjen e babit, mu hap dritare tjerët. I shihja gjërat më sy tjetër edhe tani që po flas më duket sikur flas më zërin e tij. Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim”- tregoi Dojna e emocionuar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA