U aksidentua teksa drejtonte makinën e babait që e kishte marrë pa leje, humb jetën 16-vjeçari në Pezë, plagoset shoku i tij 15-vjeçar
Një aksident është shënuar këtë të dielë në Maliq, ku një automjet dhe një biçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel