Zvicër, Lugina që nuk “pyet” për krizë energjie: Nuk kemi rrjet fare

15/10/2022 16:22

E gjithë Europa është mbërthyer nga frika e krizës energjetike dhe thirrjet për kursim të energjisë gjatë dimrit.

Por banorëve të luginës së Bavonës në Zvicër kjo u vjen natyrshëm; një rajon që është një më të thellët në vend, nuk ka qenë kurrë i lidhur në rrjetin elektrik.E ndodhur në rajonin italisht-folës Ticino, në jugun e Zvicrës, ajo është shtëpi e 12 fshatrave të vegjël ë përbërë nga banesa prej guri.

Pjesën më të madhe të vitit, atje qëndrojnë dhjetëra persona, por në dimër vetëm 10 vetë zgjedhin të mos largohen.

“Kjo është një luginë shumë e ftohtë, është luginë akullnajash. Dikur këtu jetonin mbi 500 vetë, tani në momentet më të mira, mezi gjen 50”, tha banori Romano Dadò.

“Unë jam mësuar me jetën këtu. Kur isha fëmijë ishte më e vështirë, nuk kishim ujë në shtëpi, e merrnim me kova dhe për ngrohje përdornim furrë me dru. Sot gjërat kanë ndryshuar”, tha Ivo Dadò, banor.

Njëmbëdhjetë prej fshatrave nuk janë të lidhura në rrjetin elektrik, pavarësisht se zona prodhon shumë energji, falë digave që ndodhen lart, afër majave të maleve.

Ato janë ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, për t’i mundësuar energjinë rajonit gjermanishtfolës. Banorët këtu janë të mësuar të përdorin bombolat e gazit qirinjtë apo llambat me vajguri.

Gjërat ndryshuan megjithatë edhe kur zbuluan panelet diellore në 1987-tën, të cilat i lejojnë një pjesë të vendasve qëndrimin në luginë nga pranvera deri në tetor.

“Ne jemi mësuar të jetojmë në një mënyrë shumë të thjeshtë, dhe nuk kemi frikë nga kursimet e energjisë. Krishtlindjet këtë radhë duket se do të jenë si dikur, me më pak dritë. Do të jetë bukur përsëri!” tha Ivo Dado.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA