Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme SPAK pasditen e djeshme.
I pyetur nga gazetarët, Agaçi refuzoi të komentojë se për çfarë u pyet nga prokurorët, ndërkohë që të njëjtin qëndrim për koment mbajti edhe SPAK.
Ai ka hyrë në SPAK në orën 15:00 dhe ka qëndruar përreth dy orë, ku mësohet se është marrë në pyetje nga një hetues një hetues i BKH me urdhër të prokurorit Dritan Prençi.
Agaçi ka shpjeguar kompetencat mbi shpronësimin e truallit dhe vendimmarrjen për incenretaorin në Fier.
Ndaj zyrtarit të lartë të Kryeministrisë ka të paktën dy padi në Prokurorinë e Posaçme të dorëzuara nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Opozita e akuzon Agaçin si një prej personave kyç në çështjen e inceneratorëve.
Engëll Agaçi ishte gjithashtu një prej zyrtarëve të lartë të thirrur në Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku dëshmoi përpara deputetëve për procedurat ku ai është përfshirë.
Top Channel