Gjermania arrin të pamundurën: Mbushen depozitat e gazit, “mbulohen” nevojat për dimrin!

15/10/2022 08:27

Gjermania realizoi atë që dukej praktikisht e pamundur: depozitat e vendit janë pothuajse plot, një sasi kjo që mund të mbulojë nevojat për dy muajt e ftohtë të dimrit.

Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit në Gjermani u rrit me 0,17 pikë në volumin 95,14 përqind. Diskutohej që mbushja e depozitave në masën 95% të arrihej në 1 nëntor, por kjo vlerë është arritur e kapërcyer tashmë. Sipas mediave vendase, sasia në fjalë është e mjaftueshme për të përballuar dy muaj të ftohtë dimri.

Kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller sqaroi megjithatë se duhen vazhduar përpjekjet për të shtuar rezervat, dhe për “ të shmangur emergjencën nga mungesa e gazit në dimër, duhet të realizohen projektet e tjera që kanë nisur për rritjen e importit të gazit.”Megjithatë, kosotja me të cilën u arrit mbushja e depozitave ishte e lartë, sepse industria jo vetëm e kufizoi prodhimin, por edhe e ndërpreu pjesërisht atë.

“Arësye për çtensionim nuk ka, sepse depozitat mjaftojnë vetëm për dy muaj të dimrit”, thotë edhe Malte Küper nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln. “Varet veçanërisht prej konsumatorëve gjatë periudhës së ngrohjes.”

Industria ka reaguar me çmime të larta dhe e ka pakësuar dukshëm muajt e kaluar konsumimin e gazit. Edhe ekonomitë shtëpiake si dhe bizneset e vogla muajt e fundit kanë ngrohur më pak, ndonëse të ftohtit gjatë shtatorit e ka pakësuar kuotën e kursimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA