Një i vdekur dhe dy të zhdukur është bilanci i deritanishëm prej motit të keq që ka përfshirë ishullin e Kretës dhe Greqinë perëndimore.

Sipas autoriteteve lokale, një automjet brenda së cilës ndodheshin 3 persona u rrëmbye nga rryma e një përroi një vendin e quajtur Ajia Pelagjia në afërsi të Heraklios.

Deri tani është gjetur i vdekur drejtuesi i mjetit 45 vjeç baba i dy fëmijëve, ndërsa po kërkohen dy turistët që ndodheshin në automjet.

Ende nuk dihet identiteti dhe nacionaliteti i tre personave. Reshjet e shiut dëmtuan disa ura dhe muret mbajtëse të disa banesave,ndërsa janë përmbytur dhjetëra dyqane në zonë.

Më shumë se 20 automjete u shtynë prej ujit në një plazh aty pranë,kurse autoritetet bëjnë fjalë për dëme katastrofike.

Më herët meteorologët kishin njoftuar për stuhi të dendura shiu që do të përfshinin Greqinë veri-perëndimore dhe pjesën jug-perëndimore,nga Korfuzi, Peloponezi e deri në ishullin e Kretës,kurse mbrojtja civile kishte njoftuar banorët e këtyre zonave me sms në numrin 112 që të bëjnë kujdes dhe të mos dalin nga banesat pa një arsye të rëndësishme.

Qeveria njoftoi se ka vënë në alarm gjithë mekanizmin e saj,ndërsa pritet që moti i keq të vazhdojë edhe dy ditët e ardhshme.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA