Salsano Rrapi dhe Lori hapën garën e natës së dytë të “Dancing With The Stars” me një “Jive”.

Ai mori komente pozitive nga juria, në krahasim me natën e parë të spektaklit.

Balerina dhe partnerja e tij Lori tha se ishte e kënaqur nga vlerësimi i katër anëtarëve.

“Ishe më i saktë se herën që kaloi”, u shpreh  Kledi Kadiu.

Salsano dhe Lori arritën të rrëmbenin 27 pikë në total nga juria e Dancing With The Stars.

Dalina Buzi e vlerësoi performancën me 7 pikë, Armand Peza sërish me 7 pikë, Kledi Kadiu 6, kurse Valbona Selmllari me 7 pikë.

Natën e parë, Salsano dhe Lori morën 19 pikë, pasi performuan  me një “salsa”.

Për të gjithë që duan të votojnë Salasanon dhe Lorin duhet dërgojnë mesazh me kodin VIP 11.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA