Kylian Mbappe vazhdon të jetë protagonist edhe jashtë fushave.
Sulmuesi francez ka prishur raportet me PSG-në dhe nuk përjashtohet një largim i tij nga kampionët e Francës pas përfundimit të Botërorit Katar 2022.
Ndërkohë, 23-vjeçari ka një kusht për të marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, që do zhvillohet në 17 tetor në Paris. Si gjithmonë do të jetë revista “France Football” ajo që do të shpallë futbollistin më të mirë të vitit 2022.
Rreth fituesit nuk ka asnjë dilemë, Karim Benzema do të fitojë “Topin e Artë” për herë të parë në karrierë, ndërkohë që kolegu i tij te kombëtarja e Francës ka vendosur një kusht për të marrë pjesë në ceremoni sipas raportimeve të Le Parisien.
Mbappe duhet të renditet në treshen më të mirë, përndryshe ai nuk do të jetë i pranishëm për të nderuar goleadorin dhe kapitenin e Realit të Madridit./ Super Sport
Top Channel