Dramë në “Fadil Vokrri”, Sivasspor përmbys Ballkanin

13/10/2022 22:51

Nis ndeshja e Ballkanit ndaj Sivasspor, e vlefshme për Grupin G të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës pretendon kualifikimin teksa është në kuotën e katër pikëve ndërsa objektivi i mbrëmjes së sotme është përsëritja e triumfit në Turqi, aty ku Dardanët triumfuan 3-4.

Komenti:

81′ Gooool! Sërish Sivasspor, turqit ndëshkojnë Ballkanin dhe përmbysin ndeshjen. Shënon Agielski

72′ Gooool! Sivasspor ndëshkon Ballkanin me Hakan që ndëshkon me kokë Frashërin

66′ Sivasspor shfaqet sërish në zonën e Ballkanit, por këtë herë Frashëri pret i sigurt

63′ Frashëri gabon në dalje, për fat Sivasspor nuk arrin të përfitojë me portën e boshatisur

60′ Korenica guxon dhe tenton nga një distancë e konsiderueshme, sulmuesi vendos në vështirësi portierin Vural me “predhën” e tij, me aksionin që më pas ndalet për një pozicion jashtë loje të Rrahmanit

53′ Sërish vendasit, këtë herë është Zyba që provon nga distanca por portieri Vural kundërpërgjigjet

51′ Ballkani pranë golit të dytë, por Krasniqi bën gjithçka gabim dhe shpërdoron një shans të artë me gardianin Vural që i jep fund aksionit të Dardanëve

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Ballkani në avantazh të një goli. Të besuarit e trajnerit Daja i shkuan shumë pranë edhe të dytit, por Sivasspor shpëtoi mrekullisht

45′ Inkursion i bukur nga e majta për Rrahmanin që depërton në zonë, tenton pasimin për Krasniqin por Goutas shpëton ekipin e tij duke e devijuar topin në goditje këndi

43′ Ballkani pranë golit të dytë, Krasniqi niset nga e djathta drejt qendrës, por portieri Vural devijon mrekullisht topin

36′ Gooooooool! Thaqi kalon në avantazh Ballkanin, mbrojtësi realizon me një goditje preçize jashtë zone

33′ Momenti më i mirë për Ballkanin që tanimë provon me Dellovën nga distanca, por silura e futbollistit të Ballkanit ndalet nga portieri Vural

30′ Mundësi e artë për Ballkanin me anë të Rrahmanit, sulmuesi shpërdoron nga fare pranë portës

22′ Ballkani kundërpërgjigjet me anë të Korenicës, por sulmuesi bllokohet në fund

16′ Yatabare shënjestron me kokë kuadratin e Stivi Frashërit, por portieri zgjatet dhe kontrollon pa problem topin

10′ Sivasspor shfaqet në zonën e Ballkanit, gjithsesi Jashanica ndërhyn i sigurt dhe largon rrezikun

5′ Përplasje në zonë mes Rrahmanit dhe një prej mbrojtësave kundërshtarë, por nuk ka asnjë vendim nga arbitri Schuettengruber

3′ Gabon Zyba që e hedh topin në një zonë shumë të rrezikshme, megjithatë është Jashanica që korrigjon gafën e shokut të skuadrës

1′ Starton sfida në “Fadil Vokrri”, Ballkani pret turqit e Sivassporit

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar aspak tifozët që të shkojnë në shkallët e stadiumit, teksa klubi nga Theranda ka raportuar që dje se janë shitur të gjithë biletat.

Aktualisht skuadrat kanë dalë në nxehjen e zakonshme para ndeshjes, ndërsa tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” po mbushen gradualisht, me tifozerinë që shpreson në një tjetër mbrëmje magjike.

Trajneri Ilir Daja ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj turqve, duke konfirmuar rreshtimin e tij të preferuar 4-3-3, teksa sfida starton në orën 21:00

Top Channel