Pesë persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke luajtur lojërat e fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.  

Në bazë të operacionit policor të koduar “Five” u zhvilluan kontrolle në lokale të ndryshme në Tiranë, aty ku edhe u konstatuan të arrestuarit që organizonin lotaritë e palejuara.

Në pranga janë vënë: E. E. 30 vjeç, A. K. 32 vjeç, R. Xh. 32 vjeç, L. J. 23 vjeç dhe A. Rr. 45 vjeç.

Gjithashtu në gjendje të lirë u procedua edhe një 30-vjeçar me iniciale A. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA