“Le të na nënvlerësojnë”, Zyba: Daja na mbush me vetëbesim, t’i gëzojmë gjithë shqiptarët

12/10/2022 16:13

Përkrah Ilir Dajës në prononcimin për mediet përpara sfidës ndaj Sivassporit (E enjte, 21:00, SuperSport 2), u shfaq edhe Qëndrim Zyba.

Mesfushori i Ballkanit, ekip që po dhuron emocione të forta me performancat në Conference League, u ndal te sfida e dytë ndaj turqve, tifozët dhe ndihma e madhe që ai dhe shokët e tij marrin nga trajneri Daja.

NDESHJA – ”Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë”.

DAJA – “Trajneri na shton besimin kur na jep detyra që t’i sulmojmë skuadrat. Kemi më shumë freski në ndeshje, na ndihmon shumë trajneri në vetëbesim dhe çdo gjë tjetër”.

TIFOZËT – “Do kemi përkrahje të madhe nga të gjithë. Një gjë e tillë na motivon më shumë. Do qëndrojmë me këmbë në tokë, shpresoj t’i gëzojmë tifozët tanë”.

NËNVLERËSIM NGA KUNDËRSHTARËT – “Unë shpresoj që të na nënvlerësojnë edhe në vazhdim, një gjë e tillë është në të mirën tonë, por besoj se Sivasspori ka marrë masat e duhura për takimin e nesërm pas fitores tonë në Turqi”./ Super Sport

Top Channel