Publikohen pamjet e një vajze iraniane duke protestuar, dyshime se është viktima Nika Shakarami

11/10/2022 13:55

Disa pamje të publikuara në rrjete sociale thuhet se tregojnë një adoleshente iraniane duke protestuar disa orë para vdekjes së saj.

Sipas BBC, ajo është Nika Shakarami, 16 vjeçe, shihet duke djegur shaminë e saj në Teheran më 20 shtator, ndërsa të tjerët brohorasin parulla kundër Iranit.

Më vonë ajo u zhduk pasi i tha një shoku se po ndiqej nga policia.

Nëna e saj, Nasrin, gjithashtu mohoi se ajo ishte në një video të kamerave të publikuar nga zyrtarët për të mbështetur pretendimin e tyre se vdekja e saj nuk ishte e lidhur me protestat e asaj dite.

Kështu, zonja  Shakarami ka akuzuar forcat e sigurisë për vrasjen e vajzës së saj, por zyrtarët kanë thënë se ajo vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër.

Javën e kaluar, televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje të paqarta që tregonin një vajzë apo grua adoleshente të cilën e identifikoi si Nika duke ecur nëpër një rrugicë dhe duke hyrë në një ndërtesë përmes një dere.

Por zonja Shakarami i tha BBC Persian të hënën se personi në video nuk ishte vajza e saj.

Një burim tjetër pranë familjes tha gjithashtu se ajo nuk ecte si Nika.

Zonja Shakarami pretendoi gjithashtu se motra e saj Atash dhe vëllai Mohsen ishin detyruar të bënin deklarata të rreme në lidhje me vdekjen e Nika-s ndërsa ishin në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA