
03/10 16:16
Ndeshja Elche-Mallorca e vlefshme për raundin e tetë të La Liga, që ishte planifikuar për të nisur në orën 21:00, nuk dihet se kur mund të startojë.
Siç bëhet me dije deri më tani takimi do të shtyhet të paktën me 30 minuta, pasi në stadium ka pasur probleme me kanalet kullues, ndërsa mësohet se ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Megjithatë nga mediet spanjolle bëhet me dije se ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë takim, teksa të dyja skuadrat kanë dalë në nxemje./ Super Sport
Top Channel