Presidenti i “Ujqërve” fluturon personalisht drejt Spanjës për të bindur Lopeteguin

10/10/2022 18:16

Sikurse informon BBC, presidenti i Wolverhamptonit, Jeff Shi, ka udhëtuar në Spanjë në përpjekje për të bindur Julen Lopeteguit që të pranojë ofertën e tij për të marrë drejtimin e “Ujqërve”.

56-vjeçari spanjoll vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Sevilla për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni (vendin e tij në skuadrën andaluze e mori Sampaoli).

Jeff Shi, duke marrë në konsideratë vështirësitë në gjetjen e pikave të përbashkëta në bisedime, vendosi ta takonte vetë Lopeteguin në shenjë vlerësimi për figurën e tij.

Wolverhamptoni e ka nisur keq sezonin, aq sa renditet në vendin e tretë nga fundi me vetëm gjashtë pikë. Më keq se “Ujqërit” kanë bërë Leicesteri dhe Nottinghami, që kanë grumbulluar nga katër pikë.

Presidenti i Wolves shpreson ta ketë Lopeteguin në stol që në ndeshjen e radhës në “Molineux” përballë Nottingham Forest./Super Sport

Top Channel