Pandemia e frenon në momentin më të mirë, Bayerni humbet golashënuesin

10/10/2022 11:22

Tjetër rast me koronavirus te Bayern Munchen. Joshua Kimmich dhe Thomas Muller rezultuan pozitivë më 1 tetor, ndërkohë që më parë patën të njëjtin fat kapiteni Manuel Neuer dhe Leon Goretzka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Gjermanisë kanë lajmëruar infektimin e Jamal Musialas. 19-vjeçari ishte një ndër lojtarët me në formë tek ekipi i Julian Nagelsmann.

Super Sport shkruan se mesfushori i avancuar numëron shtatë gola dhe tetë asiste në total deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat.

Bayerni shkruan se Musiala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë është izoluar sapo ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus.

Top Channel