
11/12 22:15
Nottingham Forest ka marrë një pikë në “City Ground” në takimin e raundit të nëntë të Premier League përballë Aston Villa.
Ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, me të dy skuadrat që luftuan deri në fund.
Takimi u zhbllokua në minutën e 15’, kur Dennis gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Gibbs-White. Vendasit mbajtën avantazhin deri në minutën e 22’, kur Young u dha barazimin miqve me një perlë të vërtetë dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej në balancë.
Në fraksionin e dytë nga të dyja skuadrat u kërkua goli i 3 pikë, por pa sukses.
Pas kësaj sfide Nottingham ngjitet në vend të 19-të me 5 pikë, teksa Aston Villa qëndron në vend të 16-të me 9 pikë./ Super Sport
Top Channel