Në dyshim rikuperimi për El Clasico-n, një titullar mban në ankth Ancelottin

10/10/2022 10:53

Reali rikthehet në fushë të martën. Kampionët e Europës do të përballen me Shakhtar Donetsk, takim ku mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Në fundjavë luhet El Clasico përballë Barcelonës në “Santiago Bernabeu” (16 tetor, 16:45) duel që do të transmetohet në SuperSport.

Fokusi i “Los Blancos” është te ndeshja e madhe ndaj rivalëve të përjetshëm. Carlo Ancelotti shpreson të rikuperojë Thibaurt Courtois, i cili vazhdon të vuajë nga nervi shiatik.

Ndaj Shakhtarit do rreshtohet sërish ukrainasi Andriy Lunin mes shtyllave, teksa trajneri pritet të bëjë edhe rotacion me synimin opër të lënë pushim disa nga titullarët.

Super Sport shkruan se italiani nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e Courtois, të cilin shpreson ta ketë të gatshëm për përballjen e zjarrtë ndaj Barcelonës së Xavit, që sezonin e kaluar fitoi 0-4 në kryeqytet.

“Gardiani” qëndron jashtë fushave prej datës 1 tetor. Sezonin e kaluar, 30-vjeçari belg ishte një ndër protagonistët kryesorë në fitimin e Champions League, La Liga dhe Superkupës së Spanjës.

Top Channel