“Kursyem 36 milionë €”, Laporta konfirmon akordin me sulmuesin e njohur

10/10/2022 09:21

Antoine Griezmann do të vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid. Konfirmimi ka ardhur nga Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit francez.

Siç raportoi edhe shtypi spanjoll disa ditë më parë, 31-vjeçari do vijojë të jetë nën urdhrat e Diego Simeones deri në vitin 2026.

Shifra e rënë dakord është 20 milionë euro fikse, plus 4 milionë si bonuse lehtësisht të arritshme. Kishim frikë se nëse do të shkonim në gjyq, çështja do të merrte shumë kohë. Nëse do të kthehej te Barcelona pas Kupës së Botës, ne do ishim të detyruar t’i garantonim edhe 36 milionë euro paga.

Ia dolëm ta shmangnim këtë rrezik, duke vepruar si gjithmonë në interes të klubit”, deklaroi kreu i klubit katalanas. Griezmann u rikthye te “Colchoneros” verën e kaluar pas dy sezoneve aspak pozitive në “Camp Nou”. Super Sport shkruan se Diego Simeone kërkoi me ngulm qëndrimin e sulmuesit në kryeqytetin spanjoll.

Të njëjtën dëshirë pati edhe Griezmann. Ai reduktoi pagën sezonale prej 18 milionë eurosh vjet, teksa ai ka rënë dakord të bëjë një tjetër sforco ekonomike (30%) për të firmosur me Atletico Madrid.

Drejtuesit e Atleticos insistuan që homologët e Barcelonës të ulnim pretendimet e klauzolës prej 40 milionë eurosh (nëse luante 50% të ndeshjeve) në lidhje me kampionin e botës, dhe marrëveshja finale është arritur për 20+4 milionë euro sipas fjalëve të Laportës.

Top Channel