Në “luftë” me drogën që në moshën 13-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur të ‘Samarës’
Simon Henderson, 48-vjeçar punonjës banke në Britani, thotë se është duke larë borxhet e tij duke postuar video dhe foto teksa hiqet se është shtatzënë në rrjetet për të rritur, me të cilat ka fituar 4000 paundë.
Burri që njihet tanimë si “Mbreti i Barkut” tregon gjithashtu sesi mund të manipulojë muskujt e barkut të tij për t’u dukur sikur të ishte me barrë, për të kënaqur disa fansa të mbrapshtë që “eksitohen” nga fantazia e “shtatzanisë së burrave”.
Simon, nga Kent në lindje të Britanisë, tha: “Është kjo idea e re liberale e mashkullit shtatzënë, dhe unë bëj video qesharake duke folur e duke u ankuar për këtë, si dhe duke u hequr sikur po lind”.
“Prandaj nuk kam nevojë të bëj porno në rrjet pasi kam këtë talentin tjetër unik. Klientët e mi ofrojnë të më blerë ushqime për t’u shëndoshur por unë i refuzoj sepse të qëndruarit në formë është e rëndësishme për mua. Më pëlqen të jem i dobët”.
Simon thotë se ka 80 fansa të abonuar në llogarinë e tij për të rritur, të cilët i kërkojnë shumë perversitete por ai nuk bën pornografi në rrjetin e tij.
Ai pranon se publikon përmbajtjet e tij, pasi ra në vështirësi financiare për prishjes së martesës.
“E kam nisur prej fillimit të vitit,” thotë Simon. “Lashë gruan e fëmijët dhe jetoj me qera, teksa paguaj dhe gjysmën e kredisë së shtëpisë së familjes”.
“Llogarita se po paguaja më shumë sesa fitoja, kështu që në vend të postimit të videove për qejf tani mund të fitoj para, është punë disi e pisët por fitoj rreth 100 paundë në javë”.
Top Channel