Vjen fitorja e pestë e radhazi e Napolit, kryeson i vetëm

09/10/2022 20:40

Napoli regjistroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A, të shtatën në total në këtë sezon të ri futbollistik, duke mbrojtur pozitën e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti fitoi 1-4 në fushën e Cremoneses, duke ruajtur edhe pathyeshmërinë në këtë fillim sezoni.

Politano zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 26-të, por skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian barazoi me Dessers sapo nisi pjesa e dytë. Napolitanët nuk mund të pajtoheshin  me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh morën sërish avantazhin 1-2, falë golit të mrekullueshëm të Simeones me kokë në shtyllën e dytë.

Super Sport shkruan se në kohën shtesë pati kohë edhe për dy gola të tjerë të miqve, të shënuar nga Lozano dhe Miramontes për rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas nëntë javës, Napoli kryeson me 23 pikë, i ndjekur nga Atalanta (barazoi 2-2 në fushën e Udineses) me dy pikë më pak.

Top Channel