Shqipëria njeh rivalët për Euro 2024, ja precedentët me secilën kombëtare

09/10/2022 16:20

Shqipëria njeh kundërshtarët që do të ketë përballë në rrugën drejt Euro2024, që do të luhet në Gjermani.

Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë kundërshtarët me të cilët kuqezinjtë do të luajnë për të zënë një nga dy vendet e para për edicionin e ardhshëm të kampionatit Europian. Në Frankfurt të Gjermanisë, goglat mund të konsiderohen fatsjellëse për përfaqësuesen shqiptare, që “peshkoi” kundërshtarë me jo shumë diferenca.

Polonia vjen si kundërshtari më i fortë në këtë grup, i ardhur nga vazo e parë. Polakët janë një rival të cilin kuqezinjtë e ndeshën dhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Historiku nuk është në favor të Shqipërisë, që nuk ka fituar dot asnjë nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Polonisë. Sipas Super Sport me këtë kundërshtar Shqipëria është ndeshur në 13 raste, duke pësuar 9 humbje e duke marrë vetëm 1 fitore, në vitin e largët 1953 në ‘Qemal Stafa’ me golat e Loro Boriçi dhe Refik Resmja. Rezultati i fundit pozitiv ndaj Polonisë është regjistruar në 31 tetor 1984 në një barazim 2-2 në tarsnfertë falë golave të Mingës dhe Kolës.

Nga vazo e dytë, Çekia u vendos në grupin E gjithashtu, një kundërhstar që Shqipëria e ka takuar vetëm një herë, në një miqësore të luajtur vitin e shkuar. Kuqeiznjtë u mundën në transfertë 3-1 në Pragë, ku goli i vetëm u shënua nga Cikalleshi. Krahas përballjeve me Çekinë, Shqipëria është ndeshur dhe me Çekosllovakinë në 5 raste, duke regjistruar 2 fitore e duke humbur 3 takime të tjera.

Kuqezinjtë arritën dy fitoret në vitin e largët 1952 me trajner Mysylm Alla. Sfidat e luajtur në “Qemal Stafa”, në 23 nëntor të 1952 me rezultatin 3-2 me golat e Zihni Gjinali, Qamil Telitit dhe Skënder Jareci ndërsa në 7 dhjetor Zihni Gjinali dhe Loro Boriçi i dhanë Shqipërisë fitoren 2-1.

Ishujt Faroe ishte përfaqësuesja që doli nga vazo e katërt për grupin tonë. Shqipëria nuk është përballur asnjëherë më parë me këtë kundërshtar në një ndeshje zyrtare, megjithatë bëhet fjalë për një kombëtare që renditjet në vendin e 43-të.

Moldavia është një nga kundërshtarët që Shqipëria ka një bilaanc shumë të kënaqshëm. Me moldavët  skuadra kuqezi është ndeshur 5 herë, duke marrë 3 fitore ( në tre raste pa pësuar) dhe vetëm një barazim pa gola në vitjn 2012 në 15 gusht, ku drejtonte Gianni De Biazi. Moldavia është një rival që kombëtarja jonë e kishte dhe në kualifikueset e fundit të kampionatit europian për Euro 2020, ku mori 2 fitore, në 11 qershor të 2019 2-0 në “Elbasan Arena” me golat e Sokol Cikalleshit dhe Ylber Ramadanit, ndërsa në 14 tetor 2019 fituam 0-4 me golat e Sokol Cikalleshit, Keidi Bares, Lorenc Trashit dhe Rey Manaj.

Rrugëtimi drejt Euro 2024 do të nisë në marsin e vitit të ardhshëm, kur do të luhen dhe ndeshjet e para të kësaj faze kualifikuese.

Top Channel