Për herë të parë në Shqipëri organizohet Samiti Rajonal për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara të apasionuar pas sportit

09/10/2022 15:45

Tirana mirëpriti për herë të parë, të rinj me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në një Samit dedikuar rinisë për Sportin për Gjithëpërfshirje, i cili nxori në pah talentin, kurajën dhe guximin e atletëve të Special Olympics.

Së bashku me të rinj nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, atletët organizuan Turneun “Shoot for Inclusion” – “3-pikëshi i gjithëpërfshirjes”, si një dëshmi të sportit si gjenerator i gjithëpërfshirjes, shëndetit të mirë, zhvillimit të qëndrueshëm e të vazhdueshëm dhe integrimit e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

Aktiviteti theksoi bashkëpunimin e atletëve shqiptarë në nivel rajonal në kuadër të veprimtarive të shumta të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, por edhe duke promovuar Tetorin si muaj të Ndërgjegjësimit ndaj Sindomës Doën.

Ky Samit Rajonal u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, organizuar nga Special Olympics Albania, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, në partneritet me UNFPA dhe Lions Clubs International Foundation.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel