Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas MeteoAlb, orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave, duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë, por më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës duke bërë që paraditja të ketë orë të shumta me diell, kryesisht në zonat jugore. Por pas mesdite pritet që vranësirat të rishfaqen në të gjithë Kosovën.
Top Channel