“Çmendet” Monchengladbach, e kthen në “tenis” përballjen me Koln-in

09/10/2022 18:34

Borussia Monchengladbach-Koln, takimi i vlefshëm për raundin e nëntë të Bundesliga është mbyllur me shtatë gola. Vendasit fituan me rezultatin 7-2 dhe diktuan ritmin gjatë gjithë takimit.

Në pjesën e parë vendasit realizuan dy gola me Friedrich në minutën e 27’ dhe Bensebaini në minutën e 45+2’, ndërsa miqtë realizuan në minutën e 31’, me Kainz që ekzekutoi penalltinë. Koln ishte i pafat pasi në minutën e 45+1’ mbeti me një lojtar më pak në fushën e lojës pasi Kainz mori kartonin e dytë të verdhë.

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe tre gola të tjerë me Stindl në minutën e 47’, Bensebaini në minutën e 76, i cili realizoi golin e katërt për skuadrën dhe të dytin personal, teksa në fund Thurman shënoi golin e pestë në minutën e 90+1’. Super Sport shkruan se nga ana e Koln Huseinbasic realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 83’.

Pas këtij takimi Monchengladbach shkon në vendin e 6 me 15 pikë, teksa Koln renditet në vend të 9 me 13 pikë.

Top Channel