Turisti amerikan thyen dy statuja të lashta romake në Vatikan kur i thanë se Papa nuk do ta priste (fotot)

07/10/2022 17:19

Një turist 65 vjeçar amerikan ka rrëzuar përtokë dy buste të lashta romake në Muzeumin e Vatikanit, duke i shkaktuar veprave artistike dëme të vogla, pasi iu komunikua se nuk do të mund të takohej me Papa Françeskun.

Një burim nga muzeumi, i cili kërkonte të mbetej anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për hetimin, tha se burri sillej në mënyrë të çuditshme dhe tashmë arrestuar nga autoritetet italiane

65-vjeçari mësohet se është një amerikan i lindur në Egjipt dhe ishte lëshuar drejt statujave kur iu komunikua se nuk do të mund te takohej me Papën.

Bustet ishin fiksuar në rafte me gozhdë, por nëse i tërheq me pak forcë ato bien, tha Matteo Alessandrini, zëdhënës i muzeumeve të Vatikanit, për rrjetin CNN.

“Bustet ishin dëmtuar por jo shumë, njëri humbi një pjesë të hundës ndërsa tjetri pësoi dëmtime në hundën e veshin,” tha Alessandrini.

Stafi i muzeumit kishin ndaluar të dyshuarin derisa erdhën policë të Vatikanit që e arrestuan.

Në pamje të marra nga vizitorë tregoheshin dy statuja të thyera, ndërsa një tjetër burim tha se në të vërtetë veprat nuk ishin objekte të çmuara 2000 vjeçare.

Një prej sulmeve më të mëdha në veprat e artit në Vatican ndodhi në 1972 kur një rumun i armatosur me thikë u ngjit në majë të bazilikës së Shën Peter’ dhe goditi veprën e Michelangelo-s ‘Pieta’, me çekiç duke i shkaktuar dëmtime të vogla.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA