Sinéad O’Connor shpjegon përse grisi foton e Papës gjatë performancës famëkeqe në Britani (fotot)

07/10/2022 20:59

Pas disa dekadash spekulimi, këngëtarja veterane irlandeze Sinéad O’Connor ka zbuluar arsyetimin për performancën e saj famëkeqe në programin “Saturday Night Live” ku ajo grisi demonstrativisht një foto të Papës.

Këngëtarja e hitit të njohur të viteve 90-të “Nothing compares to you” e shpjegon në librin e saj të kujtimeve “Rememberings,” kronika nga i cili po merren nga revista Rolling Stone.

Në ngjarjen e tetorit 1992, teksa performonte në skenë këngëtarja grisi një foto të Papës Gjon Pauli II, për çka u përjashtua nga skena e NBC si dhe u fishkëllye në skenë disa javë më vonë në një koncert në homazh të Bob Dylan.

Asokohe O’Connor, tashmë 54 vjeçare, tha se grisi foton për të protestuar ndaj abuzimeve të panumërta seksuale të priftërinjve pedofilë të Kishës Katolike, por duket se historia shton edhe më thellë.

Ajo thotë në libër: “Qëllimi im ishte të shkatërrojë foton e Papës që mbante nëna ime, pasi përfaqëson gënjeshtra, gënjeshtarë dhe abuzues. Ata ishin djaj si nëna ime”.

O’Connor shkruan më tej se dëshironte të vizitonte shtëpinë e nënës së saj pas vdekjes “dhe e vetmja foto që gjeti aty ishte një foto e Papës në mur”.

Ajo kujton sesi Papa kur erdhi asokohe në Irlandë u tha “të rinjve të Irlandës” se i donte shume, dhe bënte shfaqje duke puthur tokën e aeroportit të Dublin, njëlloj sikur te ishte “nga gëzimi i përfundimit të një fluturimi të frikshëm.”

“Çfarë gënjeshtrash, askush nuk na donte ne, as edhe Zoti. Ne nuk ka duan nënat e baballarët tanë. E dija që do ta shkatërroja atë foto dhe e bëra kur erdhi momenti i duhur”, thotë katolikja irlandeze e konvertuar tashmë në muslimane.

Grisjet e fotove ishin kthyer asokohe në modë pasi më herët këngëtari Bob Geldof kishte grisur një foto të aktorëve Olivia Newton-John e John Travolta, prej rivalitetit me muzikën e filmit të tyre “Grease”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA