Mbyllet pas 16 vjetësh epoka Orban në Hungari, Kryeministri pranon humbjen: Rezultat i dhimbshëm. Opozita fiton mbi 2/3 e vendeve në Parlament 12/04 21:43
Pushtuesit rusë kanë vjedhur vulën zyrtare të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, e përdorur për të autorizuar dokumentet, sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës.
Energoatom deklaroi se vula ishte vjedhur dhe është dashur të krijohet një e re.
Objekti i Zaporizhzhia është më i madhi i këtij lloji në Evropë dhe ndodhet në Ukrainën juglindore.
Të dyja palët kanë akuzuar rregullisht njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës dhe ka pasur shqetësime për gjendjen e saj.
Ekspertët bërthamorë të OKB-së thanë muajin e kaluar se “integriteti fizik” i objektit ishte “shkelur”.

Top Channel