Lajmi se partitë eurosocialiste evropiane i kishin mbyllur derën Ilir Metën u përhap me shpejtësi.

Në email-in që qarkulloi në media aleanca me Sali Berishën i shpallur non grata nga amerikanet dhe se fundmi nga britanikët listohej si arsye  kryesore se pse drejtuesit te Partisë së Lirisë ishte i padëshiruar në Kongresin e Partive Eurosocialiste Europiane që do mbahet në datat 14-15 tetor në Berlin.

Anulimi i ftesës u mësua se ishte dërguar në tre adresa elektronike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim sot Parti e Lirisë, e-mail-in që mbante emrin e Monika Kryemadhit dhe Ralf Gjonit ish zyrtar i LSI.

Ilir Meta nuk komentoi përmbajtjen e  mesazhit publikuar, por foli për lajm të fabrikuar nga selia roze.

“Dje rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i Taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani që nuk ekzistonte dhe kishte dërguar këtë letër një ish sekretari të LSI që ka qenë para 7 vitesh. Natyrisht që kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga një sihariq që rilindja i jepte gjithë bandës se inceneratorëve duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve në këtë aferë me një arsyetim absurd, pavarësisht se mund të jetë i vërtetë në rastin konkret për çështjen e mbajtjes së fëmijëve”, tha Meta.

Ilir Meta akuzoi drejtësinë për dy standarte ndërsa sulmoi ashpër Edi Ramen.

“Sa qytetarë janë dënuar për një mur, ata nuk kanë fëmijë për ti mbajture, për tu kujdesur. Ndoshta ata nuk kanë mundësi financiar për të pajtuar ndonjë dado. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama”, u shpreh Meta.

Në pritje të zyrtarizmit të një marrëveshje parazgjedhore  me Berishën, Meta bëri thirrje për bashkim të opozitës për largimin e Ramës me vote dhe protesta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA