Gjykimet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat janë pezulluar ditën e sotme, pasi gjyqtarët ndodhen në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve.

Për pasojë, sot nuk po zhvillohen seancat e zakonshme gjyqësore, ndërsa në gjykatë trajtohen vetëm çështjet me karakter urgjent. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve është thirrur në kuadër të situatës së krijuar me pagat në sistemin gjyqësor.

Ndërkohë, administrata e Gjykatës së Beratit vijon të jetë në pritje të pagave të muajit shtator, të cilat duhej të ishin kaluar që më 3 shtator.

Vonesa lidhet me procesin e shqyrtimit të rritjes së pagave të gjyqtarëve, por situata ka sjellë vonesa edhe për pagat e administratës.

Sipas burimeve, pezullimi i gjykimeve mund të vijojë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve lidhur me situatën e pagave.

Top Channel