Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në vendparkimin e një hoteli, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Sipas Policisë, e reja është kapur vetëm 30 minuta pas vjedhjes, në afërsi të tunelit të Skërficës, teksa drejtonte automjetin e marrë.
Gjatë vjedhjes, 31-vjeçarja dyshohet se kishte hequr targat e automjetit dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Policia ka sekuestruar automjetin dhe targat e tij.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të pronarit të automjetit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan kontrollet dhe veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës. Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçarja me inicialet E. S., banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
Top Channel