Forbes zbulon futbollistët më të paguar, kryeson dyshja e PSG/ Jashtë podiumit Neymar

07/10/2022 22:05

Revista Forbes ka zbuluar dhjetë futbollistët më të paguar në Botë teksa bëhet fjalë për pagën e tyre sezonale që marrin nga klubet, por edhe përfitimet nëpërmjet sponsorave të ndryshëm.

Në krye të kësaj liste renditet Kylian Mbappe.

Në fakt, kryesimi i sulmuesit nuk është surprizë duke qenë se rinovimi sezonin e kaluar me PSG e shndërroi në një “sheik” të vërtetë. Pas Mbappe, renditet Lionel Messi po ashtu një futbollist i PSG ndërsa në podium mbetet Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër, jashtë treshes përfundon Neymar që mban vendin e katërt ndërsa pjesë e listës së Forbes janë edhe emra si Iniesta apo Haaland.

Renditja:

1-Kylian Mbappe (PSG)- 112.7 milionë euro nga rroga + 18.4 milionë euro nga sponsorët

2- Lionel Messi (PSG)- 66 milionë euro rrogë + 56.34 milionë euro nga sponsorët

3-Cristiano Ronaldo (Manchester United)- 41 milionë euro rrogë + 61.45 milionë euro nga sponsorët

4- Neymar (PSG)- 56.35 milionë euro rrogë + 32.75 milionë euro nga sponsorët

5- Mohamed Salah (Liverpool)- 35.85 milionë euro rrogë + 18.45 milionë nga sponsorët

6- Erling Haaland (Manchester City)- 35.85 milionë euro rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

7- Robert Lewandowski (Barcelona)- 27.65 milionë euro rrogë + 8.2 milionë nga sponsorët

8- Eden Hazard (Real Madrid)- 27.65 milionë rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

9- Andres Iniesta (Vissel Kobe) 25.6 milionë euro rrogë + 5.1 milionë nga sponsorët

10- Kevin De Bruyne (Manchester City) 25.6 milionë euro rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

Top Channel