Dëshmia e tyre zbërtheu disa ngjarje kriminale, Gjykata e Durrësit jep masën për vëllezërit Beqiraj

06/10/2022 17:36
Vëllezërit Beqiraj

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli vëllezërit Beqiraj dhe punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejkon.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata ka rrëzuar  kërkesën e prokurorisë për të shpallur mos-kompetencë lëndore për hetimin e dosjes dhe kalimin e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit.

I vetmi person që do të hetohet në gjendje të lirë është Fatjon Hajdari, mësues me profesion.

Si ndodhi arrestimi i vëllezërve Beqiraj?

Vëllezërit Beqiraj u përplasën me njerëz Aleksandër Lahos të njohur si Rrumi i Shijakut pasi këta të fundit dyshonin se vëllezërit po i gjurmonin për të krijuar kushte për vrasjen e të fortit të Shijakut. Dyshohet se gjatë të dielës ata i zunë në befasi dhe pasi i përplasën me makine morën peng për disa minuta Indrit Beqirajn.

Pengmarrja disa minutëshe e Indrit Beqirajt në Durrës gjatë të dielës pas një aksidenti automobilistik ishte çelësi që i erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup i strukturuar kriminal që prej vitit 2021.

Kush janë të arrestuarit e operacionit ‘Porositësi’?

Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA