Carlo Bollino: Basha lider i djegur, nuk mund të kthehet në krye të PD! Gjekmarkaj: Ai nuk ka prespektivë lidershipi

06/10/2022 22:03

Gazetari Carlo Bollino u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ish-kryedemokrati Basha është një lider i djegur dhe se e ka humbur mundësinë për t’u rikthyer sërish.

Në mbështetje të fjalës së tij u shpreh edhe deputeti Gjekamrkaj, i cili tha se Basha tashmë nuk ka mbështetje nga askush dhe s’ka asnjë prespektivë për të ardhmen.

Gjekmarkaj: Nuk kam shumë informacion me dorëheqjen e kryetarit të degës PD në Lezhë. Fotoja më duket më shumë si një grumbullim miqsh. Nuk kam pasur asnjë ftesë. Basha duhet të vije në mbledhjet e PD-së. Nuk e di se çfarë emri ti vë, mu duk si një përpjekje për tu konsultuar. Basha më duket pa mbështetje, pa prespektivë lidershipi.

Bolino: Për mua Basha nuk ka prespektivë më për tu rikthyer, e ka djegur mundësinë e lidershipit. Nesër pasnesër edhe mund të bëhet një marrëveshje. Opozita është e përçarë por edhe nëse bashkohet Meta dhe Berisha, për mua shans për të mundur Ramën nuk ka.

Gjekmarkaj: Unë jam një individ he kam bindjet e mia modeste, por ne këtë opozitë kemi. Domosdoshmëri është të gjendet formula më me pak dhimbje dhe kjo gjë të funksionojë. Unë jam brenda qëndrimeve që kam pasur për Berishën. Valenca negative nuk ka, janë njerëz që nuk I kanë future kurrë kujt dorën në xhep, janë njerëz seriozë.

Top Channel