Prezantuesja amerikane quan Kim Kardashian ‘forcë e djallit’: Nuk shoh dot më të pasmet e gjoksin e saj në media (fotot)

05/10/2022 20:50

Gazetarja dhe prezantuesja amerikane Megyn Kelly ka shpallur sot Kim Kardashian dhe të gjithë klanin e grave Kardashian si “forcë e të ligës” që po korrupton shoqërinë me ‘kotësinë e tyre të shfrenuar’.

Ish prezantuesja e rrjeteve ‘Fox News’ e ‘NBC News’ shtonte më tej se nuk shihte dot më Kim Kardashian me të “pasmet” dhe “gjoksin” kudo nëpër media.

Në një prej episodeve të fundit të transmetimeve të saj në rrjet, ku kishte të ftuara koleget  Bridget Phetasy, Megyn Kelly, gratë përçmonin ekzibicionizmin e Kim Kardashian.

“Nuk dua të shoh më kurrë një foto të Kim Kardashian,” tha Kelly. “U lodha duke parë gjoksin dhe të pasmet e saj sa herë hap faqet e New York Post e Daily Mail, më vjen për të vjellë. Dhe jo vetëm atë por dhe motrat e saj, ma shpifën.”

Gruaja dënonte gjithashtu të tjera femra të famshme që dilnin me fustane të zbuluara në mbrëmjet e çmimeve. “Kjo arrin deri aty sa të përplaset fytyrës, dhe kjo nuk më pëlqen”.

Kelly shtonte se më shumë ishte revoltuar nga shfaqja e pushimit të finales së Super Bowl 2020 ku Jennifer Lopez e Shakira kishin veshur kostume që tregonin thuajse gjithçka dhe kërcenin në mënyrë provokuese.

“Unë kundërshtoj J. Lo e Shakira që tregonin vaginën e tyre në performancën e Super Bowl. Nuk e dua këtë, duhet të ketë një situatë të përshtatshme”, tha ajo.

“Nuk po kundërshtoj gratë që pranojnë hapur trupin e tyre apo që e tregojnë atë, ajo që kundërshtoj, dhe rikthehem te Kardashian-et, është kotësia pa rivalë, ky fokus i pakontrolluar te vetja, klikimet dhe vëmendja në internet. Egoja e tyre është shumë me faj në shoqërinë tonë”.

Kelly tha më tej: “Ato nuk e kanë bërë vetë këtë, por efekti i tyre është i tmerrshëm. Unë bëj ato me faj. Kur t’i intervistoj do t’i pyes, ‘A je ti një forcë e të mirës apo një forcë e të ligës?’”

“Kjo nuk është e shëndetshme. Kotësia e tyre e përçmueshme është përhapur si një zjarr pylli në shoqëri, kultura e fotove selfie është një tmerr për mua”.

Agjencia Breitbart raportonte se Kim Kardashian u dënua dy ditë më parë me gjobë 1.25 milionë dollarë nga Komisioni i Këmbimit të SHBA për reklamim të kripto-valutave në llogaritë e saj personale./DailyWire/

FOTO GALERI
3/3
“Kjo nuk është e shëndetshme. Kotësia e tyre e përçmueshme është përhapur si një zjarr pylli në shoqëri"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA