Një konflikt për motive të dobëta çoi në degradimin e situatës dhe përdorimin e armës së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, morën  njoftimit se në Tufinë, shtetasi Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka.

Ai fillimisht arriti t’ia mbathte, por u kap më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel